Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Skënderbeu në CAS, seancë dëgjimore maratonë

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 14:43 | Futboll
Skënderbeu në CAS, seancë dëgjimore maratonë

E marta ishte dita vendimtare. Dita e betejës finale të Skënderbeut me UEFA-n, në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Prej orëve të para të mëngjesit, presidenti Ardjan Takaj i shoqëruar nga menaxheri i përgjithshëm i klubit dhe njëkohësisht djali i tij, Gerhardi, janë paraqitur përpara panelit dëgjimor të CAS-it në Lozanë.

Seanca pritet të zgjasë deri rreth orës 19 të mbrëmjes, ndërsa vendimi nuk pritet të publikohet menjëherë.

Sipas rregullores, Gjykata e Arbitrazhit ka afat deri në 30 ditë për të bërë publik vendimin e saj. Te Skënderbeu shpresojnë se do ta fitojnë betejën ligjore, pas përjashtimit për 10 vjet nga kupat e Europës dhe gjobës në vlerën 1 milionë euro të dhënë nga UEFA në mars të vitit 2018.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani