Thesaret që e bëjnë “Notre Dame” kaq speciale

Një zjarr katastrofik kërcënoi ndërtesën ikonë të Parisit, duke i shkatërruar çatinë dhe disa pjesë të tjera të strukturës.

Por cilat janë thesaret e Katedrales 850 vjeçare të “Notre Damit” që e bëjnë kaq të veçantë monumentin e stilit Gotik. Katedralja ka 3 dritare rozë, që datojnë nga shekulli i 13, të cilat janë ndër tiparet më të famshme.

Më e vogla është e pozicionuar në fasadën perëndimore dhe u përfundua në vitin 1225. Shumica e vizitorëve në “Notre Dame” kanë shpenzuar kohë duke qëndruar përballë dy kullave gotike, të cilat kurorëzojnë fasadën perëndimore të katedrales.

Puna në këtë pjesë filloi në vitin 1200 dhe përfundoi pas 50 viteve. Të dy kullat janë 68 metra të larta dhe të japin një pamje panoramike të Parisit. Duke u ngjitur në shkallët e kullave, vizitorët do të hasen me një tjetër thesar shumë të njohur të katedrales: Statujat Gargoyle.

Krijesat mitike janë të kompozuara nga më shumë se një kafshë. Më e famshmja prej tyre, e njohur si “Stryge” Gargoyle, pozicionohet në majë të ndërtesës.

Katedralja ka 10 kambana, më e madhja e njohur si Emmanuel, peshon mbi 23 ton dhe është vendosur në kullën jugore në vitin 1685.

Ndërtesa ikonike festoi 850 vjetorin duke tingëlluar kambanën më të vogël në 2013. Shkrimtari Viktor Hygo përdori katedralen si bazë në veprën e tij “Kurrizo i Notre Damit”, ku karakteri kryesor Kuazimodo ishte i punësuar për të luajtur këmbanat.

Maja e famshme e Notre Damit, e cila u shemb gjatë zjarrit, i përkiste shekullit të 12. Në historinë e ndërtesës iu nënshtrua disa ndryshimeve, përfshirë heqjen e saj gjatë Revolucionit Francez dhe më pas u rindërtua në vitin 1860.

Notre Dame është strehë për relike nga Pasioni i Krishtit, përshkruar si një pjesëz kryqi, një gozhdë dhe Kurora e Shenjtë, për të cilat thuhet se janë veshur nga Jezusi përpara kryqëzimit. Një tjetër thesar i katedrales ikonike janë 3 organot, që janë ndërtuar në vitin 1401 dhe rindërtuar në shukullin 18 dhe 19.

Pavarësisht restaurimeve, ato përmbajnë akoma pjesë nga periudha mesjetare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN