Tre muaj pas vdekjes së Sala-s, Cardiff dhe Nantes përfundojnë në FIFA

Kanë kaluar plot tre muaj vdekja e Emiliano Salas, futbollistit argjentinas që humbi jetën tragjikisht nga rrëzimi i avionit megjithatë klubi Nantes dhe ai i Cardif, ku Sala do të transferohej, vijojnë të kenë polemika.

Kjo pasi ishullorët e Cardif e kanë harruar dhimbjen, dhe nuk kanë ndërmend të paguajnë shifrën prej 15 milion eurosh për kartonin e futbollistit, me pretendimin se nuk mund ti marrin shërbimet e tij. Nuk do të paguajmë asnjë qindarkë – ka qenë një deklaratë e mëhershme e klubit uellsian ndërkohë që Nantes disponon dokumentacionin e rregullt të transferimit dhe e ka denoncuar rastin në FIFA, sepse vetëm kjo e fundit mund zgjidh situatën e krijuar mes dy klubeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN