Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vëllai i Admir Muratajt: Nuk bëhem bashkëpunëtor i Prokurorisë

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 16:14 | Kronikë
Vëllai i Admir Muratajt: Nuk bëhem bashkëpunëtor i

Vëllai i Admirit, Can Murataj, përjashton mundësinë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur grabitjen ku mbeti i vrarë dhe vëllai i tij. Pyetjes së A2 CNN se nëse do të bashkëpunonte me prokurorinë dhe policinë për të gjetur grabitësit e tjerë, Murataj u tërhoq nga deklarata e një jave më parë kur tha se do të gjente personat që e hodhën vëllain e tij në rrugë.

“Nuk jam bashkëpunëtor i Prokurorisë, nuk quhem kurrë. Qajmë hallet, po të jem bashkëpunëtor, tre vjet burg. Kur të krijoj mendjen time me Policinë do t’i qajmë hallet, por deri tani problemi kryesor ka qenë të përcjellim vëllain”, thotë Murataj.

Në vilën e tij në Prezë aty ku dhe në vitin 2017 u ushtrua kontroll gjatë operacionit “Patriot”, Can Murataj iu përgjigj dhe sekuestros së Prokurorisë. “Nuk e kthej kokën mbrapa për sekuestrimin. Nëse duan të bëjnë për bujë, le t’i sekuestrojnë të gjithë, edhe pantallonat jam gati t’ia dorëzoj Prokurorisë”, shton ai.

Gjatë bisedës me gazetarët në vilën dykatëshe të Admirit, Can Murataj e quajti çekuilibrim vitin 2014, kur në Greqi iu ngritën akuza dhe ai u kthye në Shqipëri. Që prej asaj kohe, familjarët s’kanë pasur kontakte të shumta por për Canin, Admir Murataj nuk mund të mbahet mend si grabitës. “Mund t’i thuash zemërluan, sa i peshonte trupi kishte zemrën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë