Bylykbashi kundër Lleshajt: Ka lënë një rol fisnik, për t’u bërë një marionetë politike

Oerd Bylykbashi, i ftuar në A2 CNN ka dhënë një definicion aspak ngazëllues për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas eksponentit të lartë të Partisë Demokratike, Lleshaj me menaxhimin e fundit të protestave të opozitës përpara Parlamentit dhe kryeministrisë është treguar si një individ që “vendosur të lej rolin e tij fisnik të ushtarakut për t’u bërë një marionete politike”, nën urdhrat e kryeministrit  Rama, “gati të zbatojë çdo lloj urdhri,  edhe të paligjshëm”.

Bylykbashi i referohet në veçanti përdorimit sipas tij pa kriter të gazit lotsjellës gjatë protestave, ku sipas tij “përplasjet midis protestuesve dhe forcave te rendit janë gjeja më normale”, me ministrin Lleshaj që  ka shkuar kundër parimet e përcaktuara edhe nga Këshilli i Evropës, duke i shtyar gazit edhe  një ”përdorim indimidues të arrestit”.

Rezultati i kësaj dhune, që sipas Bylykbashit është në tëvërtetë ajo e Rames, nuk ia ka arritur qëllimit dhe protestat po zmadhohen gjithmonë e më shumë, dhe si të gjitha krizat “do të gjejnë zgjidhje po aq të mëdha”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN