Festivali “Marie Kraja”, zërat e rinj më të mirë lirikë në Tiranë

KR EDICIONI 17 MARIA KTRAJA frame 260 1100x620

Edicioni i 17-të i festivalit operistik “Marie Kraja” është gati të nisë. Të gjithë konkurrentët kanë mbërritur në Tiranë për t’u përballur me drejtuesit e teatrove evropianë dhe menaxherët më të mirë në botë, me ata që kërkojnë zërin më të ri operistik.

Edhe pse u përfol shumë se kush do të ishte imazhi që do të prezantonte këtë edicion, organizatorët kanë zbuluar në konferencën për shtyp se këtë rol ia besojnë Orinda Hutës.

Orinda Huta

“Është një privilegj për mua. Shpesh herë abuzohet me termin ndërkombëtar, por këtu vijnë yje nga e gjithë bota” , tha Huta.

Konkursi “Marie Kraja” sjell këtë edicion 15 zërat më të mirë nga më shumë se 200 konkurrentë që aplikuan nga e gjithë bota për t’u bërë pjesë e këtij festivali, tanimë ndërkombëtar.

Gjatë prezantimit të edicionit të ri

Juria që përfshin emrat më të mirë të skenave operistike në Evropë mbërrin në Tiranë në 19 prill, kur edhe nis konkursi live në katedralen ortodokse në kryeqytet. Këtë edicion të 17-të, festivali “Marie Kraja” do të përcjellë muzikën më të mirë klasike për tre mbrëmje.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë raporton 14 raste të reja me koronavirus
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: Shumica e rasteve të reja janë simptomatikë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Rastet e reja në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur 1246