Gjipali: Procesi i integrimit ka ndryshuar, nuk mund ta neglizhojmë

Gledis Gjipali, ekspert për çështjet europiane, por edhe njohës i çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin, shpjegon domethënien e vendimit të Parlamentit holandez për të nisur procedurat për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë.

“Shpesh, deputetë kryesisht të ekstremit të djathtë janë shprehur me fakte edhe të pavërteta, si mbizotërimi i terrorizmit fetar në Shqipëri, që nuk ka lidhje me realitetin. Nga ana tjetër, duhet të kuptojmë se procesi i integrimit europian ka ndryshuar, nuk mund ta neglizhojmë këtë gjë. Ndjeshmëritë edhe të deputetëve të veçantë mund të shkaktojnë probleme për integrimin europian të Shqipërisë”, u shpreh Gjipali.

“Ky, sigurisht nuk është lajm i mirë për vendimin e çeljes së negociatave. Por duhet të kuptojmë që edhe nëse Qeveria holandeze e çon përpara këtë kërkesë të Parlamentit në Komisionin Europian, që në fakt ka deklaruar se nuk do ta bëjë., dhe miratohet, do të jetë vetëm një pezullim 18-mujor, jo rikthim të regjimit të vizave. Edhe ai, do të jetë vetëm brenda territorit holandez, nuk bëhet fjalë për të gjithë shtetet e Bashkimit Europian. Vetëm nëse do të kishte kërkesa nga disa shtete njëkohësisht pezullimi mund të shtrihej në të gjithë hapësirën Shengen”, shtoi ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2