Historia në skenë, “Ditari i Ana Frank” sërish në teatrin e Metropolit

U konsiderua si një ndër veprat më të duartrokitura në skenën e teatrit Metropol sezonin e shkuar. Përloti ambasadorë e atashe, jo vetëm të Izraelit, por edhe gjermanë që lexuan përmes një shfaqjeje teatri ditarin e Ana Frank.

Me të njëjtin koncept regjisorial të Armela Demaj rikthehet sërish historia më e lexuar e një vajze hebreje.

Armela Demaj

 “Jemi përpjekur te kemi respektin maksimal për këtë vepër, se nuk është vetëm një vepër artistike, por këta persona kane qenë të gjallë. Jemi munduar të studiojmë detajet duke ber enje vëzhgim te hollësishëm të kohës kur jetonin. Kjo ka prekur spektatorët”, thotë regjisorja Armela Demaj.

Ditari i Ana Frank rikthehet pas kërkesës së dashamirësve të skenës teatrale që nuk mundën të gjenin biletat për këtë shfaqje, duke qenë se skenat e teatrit të Metropolit janë më intime e kanë më pak vende për publikun.

Vetë regjisorja ka treguar më herët se kjo nuk ka qenë një sfidë e thjeshtë, pasi historia e njohur e Ana Frank kërkon një koncept ndryshe të trajtimit, për ta grishur publikun, një koncept të cilin Demaj ju fton ta zbuloni nga 17 prill.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN