Komuniteti i Energjisë: OSHEE të paguajë në kohë

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë është shprehur kundër vendimit të Entit Rregullator të Energjisë për të shtyrë afatin brenda të cilit OSHEE duhet të paguajë për energjinë që blen nga KESH-i, hidrocentralet privatë, apo në tregun ndërkombëtar.

Në mars, ERRE vendosi që këtë afat ta bënte nga 30 ditë në 180 ditë, për shkak të situatës së vështirë me likuiditetin që kishte OSHEE.

“Praktikisht asnjë tregtues i energjisë nuk mund t’i mbijetojë këtyre kushteve. Në vende të tjera, afati i pagesave është deri në 20 ditë pas muajit kur është blerë energjia elektrike. Elementët ekzistues të tregut minimizohen apo zbehen me këtë qasje të ERE. Kjo vonesë rrit çmimin për konsumatorët finalë, apo në këtë rast subvencionohet me fonde nga qeveria, pasi tregtuesit do të vendosin interesa, pasi askush nuk punon pa pagesë”

Janez Kopac | Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë

Kopac iu përgjigj edhe disa pyetjeve lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël dhe ndikimit të tyre në mjedis. Sipas tij, Shqipëria duhet të hartojë strategji kombëtare për të vlerësuar më së miri përfitimet dhe efektet negative prej tyre. Ai propozon heqjen e tarifave nxitëse, si një mënyrë që do të nxisë investitorët drejt impianteve diellore dhe atyre që shfrytëzojnë erën.

Shkarkoni aplikacionin e A2