Kryqëzohet Paul Scholes, ka trukuar 140 ndeshje?!

Legjenda e Manchester United, ish-futbollisti Paul Scholes është në qendër të vëmendjes në gadishullin britanik pasi është përfshirë në aferën e trukimeve të ndeshjeve.

Scholes akuzohet se ka fiksuar 140 ndeshje për katër vite me radhë, nga 17 gushti i 2015-ës deri në 12 janar të këtij viti.

Ish-mesfushori duhet t’i përgjigjet akuzave brenda më pak se 10 ditëve.

Lajmi ka zhgënjyer mijëra mbështetës të njeriut që fitoi 11 tituj me Manchester United dhe veshi 66 herë fanellën e Anglisë.

Pasi u tërhoq në vitin 2013, Scholes u bë pjesë e aksioneve me 10% të klubit Salford, atje ku bashkë-pronarë janë edhe Ryan Giggs apo Gary dhe Phil Neville.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN