Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kush pyet për lotët e CR7-ës! Kemi Georgina-n...

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 13:09 | Showbiz

Juventusi doli kokulur mbrëmjen e kaluar nga stadiumi i tij, duke pësuar një goditje të rëndë këtë sezon pasi u eliminua nga Ajax-i nga Champions League.

Deri në këtë fazë të sezonit, Cristiano Ronaldo po e shijonte në maksimum aventurën e tij italiane me skuadrën bardhezi, por dëshira dhe talenti i lojtarëve të rinj të Ajax-it rrëzuan gjithçka.

Ronaldo shpërtheu në lot në fundin e ndeshjes, ndoshta këtë gjë mund ta kenë bërë edhe shumë tifozë të tjerë juventinë, por kishte edhe nga ata që nuk shfaqën “shumë interes” për ndeshjen kur në stadium ishte Georgina, e cila magjepsi të pranishmit me prezencën e saj...

A2 CNN Livestream

Dita jonë