Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mazhoranca: Holanda nuk na rikthen dot vizat!

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 19:56 | Politikë
Mazhoranca: Holanda nuk na rikthen dot vizat!

Kërkesa e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave shqiptarëve, për mazhorancën është një kartë e politikes ekstremiste vendase. Të pyetur nga A2 CNN, socialistët kanë bindjen se Komisioni Europian, do ta rrëzojë atë.

Pavarësisht kësaj, mazhoranca nuk e përkthen votimin e Parlamentit Europian si një “Jo” përfundimtare për negociatat në qershor.

Holanda ka qenë një ndër tre vendet më skeptike për çeljen e negociatave për Shqipërinë vitin e kaluar. Ndërkohë vota e fundit në Parlamentin holandez duket si një sinjal i qartë që edhe këtë vit Holanda do të jetë skeptike. Kjo për shkak se do të ishte e vështirë të besohej se një vend që kërkon rikthimin e vizave me Shqipërinë, do të dëshironte edhe hapjen e negociatave të saj me Bashkimin Europian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani