Me thikë në dorë, kanadezi tenton të përdhunojë të miturën në Durrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e plazhit, në qytetin bregdetar të Durrësit, kur një shtetas kanadez ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.

Fillimisht lajmi është mësuar për A2CNN nga burime konfidenciale të policisë, por orët e fundit ngjarja është konfirmuar edhe prej burimeve zyrtare të policisë lokale.

Mësohet se tentativa e përdhunimit është parë edhe nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët e kanë neutralizuar shtetasin kanadez, duke i bllokuar edhe një thikë që ai mbante me vete.

Kanadezi dhe vajza e mitur, në prani të një psikologu, u shoqëruan në ambientet e policisë, ku po japin edhe deklarimet përkatëse, prej të cilave do të mësohen edhe rrethanat e ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2