Mocioni për vizat, Gjoni: Lajm i keq për Holandën pastaj për shqiptarët

Ralf Gjoni, një nga deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, ishte i ftuar në Ditarin e orës 09:00 në A2CNN nga ku komentoi mocionin e një dite më parë në Parlamentin holandez, i cili i kërkon Komisionit Europian që të nisë procedurat për pezullimin e liberalizimit të vizave.

Për Ralf Gjoni shprehet se ky propozim në radhë të parë është një lajm i keq për Holandës. “Në radhë të parë, ky është një lajm i keq për Holandën para se të jetë një lajm i keq për shqiptarët sepse tregon se Parlamenti holandez ka arritur në një pikë kaq të ulët të diskursit politik sa që agjenda parlamentare po determinohen nga grupe radikale të të djathtës ekstreme. Për këtë arsye një grup i partive të djathta, raciste, ksenofobe… ata nuk janë thjesht anti-shqiptarë, por janë anti-BE.

Në parlamentet e vendeve të ulëta ekziston një tendencë për të kërkuar vendosjen e vizave, por ne nuk i kemi liberalizuar vizat me Holandën, por me BE dhe vendet Shengen dhe Holanda nuk është pronare e kësaj hapësire”, tha Ralf Gjoni.

Sa i përket negociatave, për Gjonin kjo etapë nuk ka lidhje. “Tendenca e Parlamentit holandez tregon se ka një rritje ksenofobe dhe të penalizosh vendet e vogla si Shqipëria që ka qenë aktor shumë pozitiv rajonal, pavarësisht probleme të mëdha që ekzistojnë. Hapja e negociatave nuk është një nder, por është një proces skanimi, filtrimi”, thotë deputeti.

Shkarkoni aplikacionin e A2