Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Netflix çmend botën, e ndjekin rreth 150 milionë abonentë

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 16:02 | Showbiz
Netflix çmend botën, e ndjekin rreth 150 milionë abonentë

Një vit i mbarë po rezulton viti 2019 për gjigantin e argëtimit Netflix. Vetëm në tremujorin e parë, kompanisë iu shtuan mbi 9 milionë abonentë, duke e çuar në total numrin e ndjekësve në rreth 150 milionë në të gjithë botën. Ecuria është shumë më e mirë edhe nga sa parashikonin ekspertët.

Më shumë se gjysma e atyre që ndjekin gjigandin e argëtimit janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesa tjetër, nga vende të ndryshme të globit.

Paralelisht me shtimin e numrit të abonentëve, kompania ka rritur ndjeshëm fitimet. Gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti, fitimet u rritën me 344 milionë dollarë. Ndërkohë, që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, norma e fitimit ishte 290 milionë dollarë.

Ecuria e mirë e Netflix ka ngjallur ambicien e kompanive të tjera me famë botërore. Ato që pritet të futen në treg si konkurrentë gjatë këtij viti janë gjithashtu dy emra të mëdhenj, si “Apple” dhe “Disney”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë