Nuk ka një datë të saktë për vendimin e CAS për Skënderbeun

1280px Court of Arbitration for Sport   Lausanne 2 1100x620

Vendimi për Skënderbeun në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv do të jepet në muajt në vazhdim. Pa dhënë një datë të saktë, klubi korçar ka publikuar në rrjetet sociale komunikimin që ka pasur presidenti Ardian Takaj me zyrën ligjore që po mbron interesat e tyre në Lozanë.

Zyra ligjore konfirmon se çështja u dëgjua një ditë më parë (16 prill 2019), sipas Skënderbeut ky është i vetmi informacion që mund të bëhet publik deri tani.