Përmbyset autobusi me turistë, 28 të vdekur në Madeira

28 vetë kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, pasi një autobus me turistë doli nga rruga në ishullin portugez Madeira. Vdekjet u konfirmuan nga agjencia kombëtare portugeze e lajmeve, “Lusa”.

Gazeta gjermane “Bild” tha se 9 turishtë gjermanë ishin mes viktimave në aksidentin e ndodhur në, ndërsa mësohet se autobusi kishte 50 pasagjerë, por nuk saktësohet nëse ishin vetë gjermanë, apo edhe të kombësive të tjera.

Me mediat portugeze janë publikuar foto të forcave zjarrfikëse rreth një autobusi të përmbysur. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Madeira, një i  ishull i vogël që  gjendet në  mes të oqeanit Atlantik, vendlindja e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo,  është tepër i frekuentuar nga turistët.

Shkarkoni aplikacionin e A2