Përplasja tek bregu i lumit, Basha: Rama nuk mund të mbajë pushtetin me dhunë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, reagoi sot lidhur me përplasjen mes policisë dhe qytetarëve në zonën e Bregut të Lumit. Basha shkruan se “dhunuesi i zonjës tek Bregu i Lumit është shefi i komisariatit 4, Agim Hoxha, një bandit me uniformë, që ka dhunuar më parë edhe qytetarët dhe përfaqësueset gra të opozitës.

Dhunuesi tjetër është fytyra e Erion Veliajt në Policinë Bashkiake, që ka rrahur dhe dhunuar më parë edhe gjyshet që shesin prodhimet e bahçes për të mbajtur frymën gjallë si dhe shumë qytetarë të pambrojtur”, shkruan Basha. Kryeopozitari thotë se Edi Rama nuk mund ta mbajë më pushtetin me dhunë dhe bën thirrje që shqiptarët të jenë të bashkuar kundër dhunimit të Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2