Prefekti i Shkodrës, merren masa për parandalimin e zjarreve

Prefekti i Shkodrës Valdrin Pjetri ka mbledhur në një takim përfaqësues të pushtetit vendor të qarkut që mbulon, emergjencat civile dhe policinë me fokus marrjen e masave për situatën e mundshme të zjarreve gjatë sezonit të verës.

Prefekti Valdrin Pjetri

Sipas prefektit të qarkut të Shkodrës, qëllimi kryesor do të jetë tashmë parandalimi i vatrave të zjarreve në kullota dhe pyje, pasi nga rastet e mëparshme rezulton se zjarre vëniet kanë qenë të qëllimshme thuajse në të njëjtat kullota.

Prefekti i Shkodrës sqaroi gjithashtu se po punohet edhe për përfundimin e disa projekteve infrastrukturore në prag te sezonit veror, siç janë bypassi i Shkodrës apo rruga e Velipojës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN