Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Reja mbërrin në Rinas: Shqipëria nuk ishte ajo ndaj Turqisë

Nga A2 CNN
17 Prill 2019, 15:06 | Futboll
Reja mbërrin në Rinas: Shqipëria nuk ishte ajo ndaj Turqisë

Edy Reja, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka mbërritur në Rinas pak pas mesdite.

Mësohet se trajneri i ri i Kombëtares do të prezantohet nga FSHF në orën 16:00 të pasdites së sotme.

Edy Reja foli shkurt pasi u ul në tokën shqiptare. Ai tha se ka biseduar me disa prej lojtarëve shqiptarë që luajnë në Serie A, si Berisha, Hysaj apo edhe Vesili. Po ashtu edhe me De Biasin, i cili duket se ka dhënë orientimet e para për teknikun 73-vjeçar. Reja u shpreh se Shqipëria ka kualitet.

“Unë e njoh përfaqësuesen shqiptare të futbollit. E kam ndjekur në këtë kohë. Kam folur me disa lojtarë që luajnë në Itali. Ky është fillimi i një pune krejt të kundër me atë në klube. Unë kam pasur kërkesa për të stërvitur skuadra në Itali, por u kam thënë se mund të rikthehem atje vetëm nëse do të stërvitë skuadrën kombëtare sepse është shumë stresuese të punosh të punosh çdo ditë, ndërsa më përfaqësuesen është më ndryshe. Ndërkohë, me skuadrën kombëtare është një punë krejtësisht tjetër, selektive. Ky është një stimul për mua. Kam folur me Berishën, Hysajn dhe Veselin, dhe kam biseduar me ata për problemet që ka skuadra. Nuk është ajo që kam parë në Shkodër që demonstronte pak personalitet. Ka potencial dhe cilësi të mira”, u shpreh Reja nga Rinasi.

Pas Panuccit të shkarkuar pas humbjes 0-2 ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”, tashmë do të jetë ish-trajneri i Napolit, Lazio-s, do të jetë strategu i ri i Kombëtares sonë në ndeshjet në vazhdim të eliminatoreve të Europianit të vitit 2020.

A2 CNN Livestream

Dita jonë