Rikthehen fadromat, përplasje mes banorëve dhe policisë te Bregu i Lumit

Fadromat u rikthyen sot te “Bregu i Lumit”, zonë e cila preket nga projekti i zgjatimit të bulevardit.

Banorët janë përplasur me policinë që në orët e para të mëngjesit, ndërsa Partia Demokratike tha se u janë sekuestruar edhe telefonat me të cilët ata kanë filmuar ndërhyrjen e IKMT dhe policisë te shtëpitë e tyre.

Zhvillimet e mëngjesit të sotëm vijnë pas atyre të datës 8 prill ku u shënua përplasja e parë mes banorëve, ndërkohë që një ditë më pas policia i shpërnguli nga shtëpitë e tyre duke përdorur edhe gaz lotsjellës.

Banorët kundërshtojnë prishjen e shtëpive pa dëmshpërblim.

Shkarkoni aplikacionin e A2