Rindërtimi i Notre Dame, Macron: Do ta bëjmë më të bukur për 5 vite

Rindërtimi i Katedrales së Notre Dame, ikonë e Parisit, do të përfundojë brenda 5 viteve. Këtë e konfirmoi presidenti Emmanuel Macron në një adresim televiziv.

Ai kërkoi që populli francez të bëhet bashkë për të rindërtuar simbolin e tyre kombëtar, që pësoi dëmtime të mëdha për shkak të zjarrit.

“Ne jemi popull ndërtuesish. Kemi shumë për të bërë, kështu që po, do ta rindërtojmë katedralen e Notre Damit. Do ta bëjmë atë dhe më të bukur dhe unë dëshiroj që kjo të bëhet brenda 5 viteve. Ne do ta rindërtojmë atë dhe do të mobilizohemi”, u shpreh Macron.

Macron vizitoi katedralen ditën e hënë dhe premtoi ta rindërtojë atë. Ndërtesa daton nga shekulli i 12. Kulla me majë e Notre Damit dhe çatia u shkatërruan nga flakët, megjithatë dy kullat e kambanave dhe shumë vepra të tjera me vlerë të madhe historike u shpëtuan. Zjarri u shua përfundimisht pas 14 orësh nga se filloi dhe për këtë u angazhuan 400 zjarrfikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2