Shembjet në “Bregun e Lumit”, banorët përplasen me policinë, kërkojnë kompensim

Rikthehen tensionet dhe përplasjet ne zonën e Bregut të Lumit. Forcat policore edhe më të shtuara në numër, kanë zbarkuar në fundin e bulevardit që në orët e para të mëngjesit.

Banorët janë larguar me forcë dhe me gaz lotsjellës nga banesat e tyre. Me policinë janë përplasur edhe ish deputetë të opozitës që mbështesin protestën e banoreve dhe kërkesën për kompensim sipas vlerësimit të bërë.

Pak orë më vonë e gjithë zona u mor në kontroll nga policia dhe inspektorati ndërtimor.

Media nuk është lejuar të hyjë brenda perimetrit, por A2 CNN ka mundur të hyjë në zonën ku zhvilloheshin shembjet. Janë 38 objektet e planifikuara për t’u shembur në zonën e “Bregut të Lumit” për të vijuar ndërtimin e 500 metrave të fundit të bulevardit të ri.

Aksioni do të ketë edhe disa faza të tjera deri në prishjen e të gjithë objekteve. Më herët kreu i bashkisë deklaroi se projekti nuk ka kthim pas, ndërsa për banorët që nuk marrin kompensim ofroi strehim në banesa sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN