Strakosha pret penallti, Lazio fiton: Ëndërrojmë një vend në Champions

Lazio arriti të mundte Udinese-n 2-0 këtë të mërkurë, duke marrë një fitore të rëndësishme, falë edhe një pritjeje vendimtare të Tomas Strakoshës në të 51’ ku i mohoi golin nga pika e bardhë De Paul, në fillim të pjesës së dytë.

Edhe pse ndodhet në vend të shtatë momentalisht, Lazio është vetëm 3 pikë larg Milanit të vendit të katërt, duke rindezur kështu shpresat për një vend në Champions League. “E ëndërrojmë këtë”, tha portieri shqiptar pas ndeshjes. “Por duhet ta meritojmë në fushë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2