Arrestohet 37 vjeçari, brenda katedrales ikonë të Nju Jork me bidonë benzine

Edhe një nga ndërtesat ikonë të qytetit të Nju Jorkut mund të kishte fatin e njëjtë me katedralen e Notre Damit në Paris.

Policia arrestoi një person në Katedralen e Shën Patrikut, i cili ishte futur brenda bashkë me dy bidonë plot me benzinë, madje ishte i pajisur dhe më një ndezës zjarri.

“E kemi të vështirë të themi se cilat ishin qëllimet e tij. Mendoj se rrethanat në total, hyrja e këtij individi në një lokacion ikonik si Katedralja e Shën Patrikut, duke pasur me vete 15 litra benzinë dhe disa ndezës zjarri, janë shumë shqetësuese”, deklaroj John Miller, në emër të policisë së Nju Jorkut.

Policia njoftoi se ai kishte derdhur benzinë në dysheme. Rasti në fjalë po hetohet nga inteligjenca dhe kundër terrorizmi amerikan, të cilët thonë se është shumë herët për të thënë nëse kemi të bëjmë me një akt terrorist të parandaluar.

Në momentin e arrestimit, 37 vjeçari i tha policisë se automjetit të tij i kishte mbaruar karburanti dhe për këtë arsye kishte kaluar përmes katedrales. Por agjentët kontrolluan makinën, e cila ishte plot me benzinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN