Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dopingu, Calja: Na duhet të bëhemi edhe kimistë

Nga A2 CNN
18 Prill 2019, 21:35 | Sporte të tjera
Dopingu, Calja: Na duhet të bëhemi edhe kimistë

Kampioni i Europës në peshëngritje, në stilin e shkëputjes, Briken Calja, ishte “I Ftuari” me Endri Xhafon këtë të enjte, në një intervistë ku u prekën problematikat më të theksuara të këtij sporti, që vazhdimisht i sjell suksese Shqipërisë, por që kohët e fundit edhe është njollosur nga dopingu.

Për Caljen, ky është një problem që nuk mund të lihet vetëm në dorë të peshëngritësit. “Përveç se sportistë ne duhet të bëhemi edhe kimistë, duhet të bëjmë edhe një universitet për pjesën e kimisë, sepse institucionet në këtë vend nuk funksionojnë që të merren me këtë çështje problematike”, thotë Calja. “Nuk jemi ne furnizuesit më të mëdhenj të botës. Rusisë iu kapën mbi 1000 sportistë, Kinës po ashtu një numër i madh”. Edhe pse po kryen një master shkencor për shëndetin publik dhe fizik, Calja thotë që ky formim nuk e ndihmon në këtë moment. “Karriera ime nuk fillon tani që po diplomohem, kam 14 vjet në këtë sport”.

Megjithatë, Calja pranon se ka sportistë që kanë marrë doping me dashje. “Por pjesa më e madhe e peshëngritësve janë dënuar sepse kanë përdorur shkarkues, që nuk ka lidhje me dopingun. Edhe unë kam marrë, por kush do të ma thoshte për rrezikun. Këtu pjesa e antidopingut në mënyrë absolute nuk funksionon”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani