Hajdari, kryetare e grupit “demokrat”: Së shpejti platforma

Seanca parlamentare, përtej shpjegimeve dhe masave të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj mbi  ngjarjet në Rinas, mori rëndësi edhe për zyrtarizimin e dy grupeve parlamentare brenda opozitës së re të pranishme në Kuvend.

Një nga grupet parlamentare, që i referohet listave të Partisë Demokratike, do të kryesohet nga deputetja Rudina Hajdari, ndërsa grupi tjetër, i shpallur si i pavarur, do të kryesohet nga Nimet Musai.

Dhe Rudina Hajdari foli tashmë në emër të grupit të saj, duke nënvizuar se “ne do përfaqësojmë të gjithë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve”.

Hajdari zbuloi edhe faktin se së shpejti do të shpalosin platformën e tyre, me objektivin e “formatimit të sistemit të kalbur politik”, dhe që do të mbështesë integrimin dhe reformën në drejtësi”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN