Hajdari-Ramës: Opozita jashtë Parlamentit s’mund të bindë 102 deputetë holandezë

Pas fjalës së Kryeministrit Rama, ishte Rudina Hajdari që u ngjit në podiumin e Kuvendit, nga ku reagoi ndaj Kryeministrit, duke i thënë se gjithmonë kërkon t’ia hedh fajin opozitës që ndodhet jashtë Parlamentit.

Rudina Hajdari, e cila ditën e sotme u zgjodh edhe kryetare e grupit parlamentar demokrat, tha se opozita jashtë kuvendit nuk ka mundësi të bindë 102 deputetë holandezë për të marrë atë vendim.

“Kryeministri ia hedh fajin opozitës jashtë parlamentit, duke u larguar nga të gjitha përgjegjësitë, duke anashkaluar kriteret që nuk janë përmbushur. Unë e shoh këtë vendim shumë shqetësues. Pavarësisht nga ka ardhur, ky vendim është miratuar nga 102 deputetë të Parlamentit holandezë. Opozita janë parlamentit në Shqipëri nuk ka këtë forcë që të bindë 102 deputetë holandezë”, u shpreh Hajdari.

Shkarkoni aplikacionin e A2