Humbja me Ajax, Cristiano Ronaldo mendon largimin

Eliminimi i befasishëm i Juventusit nga Champions League, ka bërë që situata në kampin bardhezi të komplikohet. Edhe pse këtë fundjavë skuadra pritet të festojë titullin e 8 me radhë kampion të Italisë, festa do të jetë e trishtë.

Objektivi madhor në këtë sezon ishte triumfi në Europë dhe për këtë klubi investoi duke afruar Cristiano Ronaldon. Pas humbjes me Juventusin, ylli portugez dështoi të kualifikohej në gjysmëfinalet e Champions për herë të parë në 9 vjet dhe tashmë po mendon largimin. Sipas mediave italiane, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022, sezoni i ardhshëm mund të jetë i fundit për Cristiano Ronaldon te Juventusi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN