Këshilli i ambasadorëve: Vendimi i Holandës për vizat dëmton interesat shqiptare

Këshilli i ambasadorëve shqiptarë ka reaguar për vendimin e Parlamentit holandez për t’i propozuar Komisionit Europian rivendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë në hapësirën “Shengen”, si mase për të parandaluar eksportimin e krimit.

Sipas këshillit, ky vendim dëmton rëndë interesat e shqiptarëve dhe imazhin e Shqipërisë në Europë dhe në botë. Për këtë arsye, këshilli i ambasadorëve i kërkon ministrisë shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme, në mënyrë që ky vendim të mos ketë efekt të mëtejshëm dhe të mos shoqërohet me vendime të tjera të ngjashme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN