Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Materazzi në Tiranë: Keni kombëtare cilësore, Reja pjesë e gardës së vjetër

Nga A2 CNN
18 Prill 2019, 20:17 | Futboll
Materazzi në Tiranë: Keni kombëtare cilësore, Reja

I pranishëm në Tiranë për një event marketingu të lidhur me Champions League, ish-kampioni i botës me Italinë, Marco Materazzi vlerësoi zgjedhjen e Edy Rejas në krye të kombëtares shqiptare.

“Shqipëria ka marrë një trajner kompetent si Edy Reja, i cili ka punuar shumë mirë te Napoli dhe te Lazio. Është nje prej teknikëve të gardës së vjetër, por që e njeh mirë punën e tij”.

Ish-interisti, i cili në vitin 2010 fitoi Champions League me zikaltërit, vlerësoi edhe nivelin e kombëtares sonë. “Keni një kombëtare cilësore, edhe pse ne dy vitet e fundit ka pasur rënie pas pjesëmarrjes në Europian. Megjithatë, keni lojtarë cilësorë që aktivizohen në liga të rëndësishme, madje edhe në Itali”, u shpreh Materazzi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë