Mogherini: Ribashkim i Ballkanit me Europën, pres hapjen e negociatave në qershor

“Pres që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen në qershor”. Deklarata vjen nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Gjatë një sesioni plenar të Parlamentit Europian, ajo thekson se në hartë Ballkani është Europë. “Në vend të termit zgjerim, preferoj të them ribashkim i Ballkanit me Europën”, theksoi shefja e diplomacisë së BE-së.

Mogherini vlerësoi edhe njëherë marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin dhe e përdori atë si shembull përparimi në rajonin e Ballkanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2