Rama, ftesë “PD-së rrugore”: Keni vendin tuaj vëzhgues në reformën zgjedhore

Edhe këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama i kujtoi opozitës politike jashtë parlamentare se karrigia për të diskutuar ndryshimet në sistemin zgjedhor është ende bosh. Shefi i ekzekutivit u zotua se do të ngushtohet rrethi për ata qe shesin e blejnë vota në zgjedhje.

Po për këta te fundit, Rama tha se po diskutohet këto ditë edhe në Parlamentin italian, ku ka deputetë që kane marrë para nga mafia. Por askush nuk duhet gjykuar pa prova, duke lënë të kuptohet se bëri një mbrojtje për shume të akuzuarin nga opozita për blerje votash, Vangjush Dakon.

Kur na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet lokale, nga opozita në Parlament po projektohen kandidaturat për këtë garë. Hajdari i bëri thirrje opozitës jashtë sallës që të mos bojkotojë zgjedhjet dhe të mos pengojë ndryshimet për sistemin zgjedhor. Tre grupet parlamentare duket se kane gjetur dakordësinë mes tyre për të ndërhyrë në kodin zgjedhor. Për saktësimin e detajeve, kërkesa e PS u shty për seancën e radhës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN