Raporti i parë i ODIHR: Nuk u adresua shit-blerja e votave

OSBE/ODIHR publikoi raportin e parë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pas misionit që solli në Shqipëri në mars për vlerësimin e nevojave në vend.

Për shkak të situatës së vështirë politike në vend që parashikohet të ndikojë negativisht në procesin e zgjedhjeve, siç thuhet në raport, ODIHR do të sjellë një numër të lartë vëzhguesish, në total 22 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për një operacion në shkallë të gjere.

Nga gjithë bashkëbisedimet që ka pasur në vend konstatimi i parë është se rekomandimet e tij prioritare lënë në zgjedhjet e 2017-ës nuk janë adresuar, ku më kryesori është shit-blerja e votës.

Shkarkoni aplikacionin e A2