Raporti për lirinë mediave, reagon Meta: Kambanë alarmi, boll intimidimit

Pas raportit të Organizata “Gazetarët pa kufij”, ku Shqipëria shënon rënie sa I përket lirisë së medias, ka ardhur reagimi i presidentit të republikës Ilir Meta. Në deklaratën e tij të shpërndarë edhe në rrjetet sociale, Meta ka shprehur shqetësimin e tij.

“Me shqetësim të thellë përcolla sot konkluzionet e organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, për regresin e Shqipërisë në raport me lirinë e medias. Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias dhe paralajmërimi serioz i këtij raporti se “rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian është e gjatë”, është një kambanë e fortë alarmi që duhet të na zgjojë të gjithëve”, ka deklaruar Meta.

Presidenti shtoi se institucioni i presidencës ka duar “ me ashpërsi të gjitha sulmet dhe çdo akt dhune ndaj gazetarëve, që fatkeqësisht janë shpeshtuar kohët e fundit”, duke solidarizuar me gazetarët e prekur nga dhuna, psikologjike dhe fizike.  

Shkarkoni aplikacionin e A2