Rama: Vendimi holandez, festë e turpshme nga opozita

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në seancën parlamentare, dukë marrë fjalën për të komentuar mocionin e Parlamentit holandez për heqjen e liberalizimit të vizave për Shqipërinë, dhe pasojat në politikën shqiptare.

Kryeministri  e ka cilësuar si “ festë fyese dhe përbuzëse” atë të opozitës, “dominuar nga dëshpërimi që i ka bërë të humbin “pikat e referimit” dhe të mbështesin forca “anti-shqiptare” që shqiptarët i kanë bërë “mish për top” për agjendën e tyre elektorale.  

Në këtë pikë Rama sqaroi se mocioni holandez është një “procedurë parlamentare pa implikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të shqiptarëve”, pasojë e një procesi elektoral në një vend si Holanda ku “ nuk është sekret, ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike kundër integrimit, kundër emigrantëve dhe shqiptareve”, që janë targetuar për të mbështetur teoritë e tyre izolacioniste.

Rama kujtoi edhe faktin që Ministri i drejtësisë holandeze ishte në Tiranë disa ditë më parë, duke u shprehur pozitivisht për reformat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN