Vlerësimi i ambasadorit të BE për hapin e “opozitës së re” – A2

Vlerësimi i ambasadorit të BE për hapin e “opozitës së re”

Në Parlament u zyrtarizuan ditën e sotme grupet parlamentare me opozitarët e rij. Në krye të grupit të PD është zyrtarizuar Rudina Hajdari, ndërsa në krye të grupit të pavarur, Nimet Musai.

Ky faktori i ri në Kuvend është komentuar ditën e sotme edhe nga ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.

“Dëshiroj të jem konsistent, dëshiroj të them që opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet vendore. Doja të thosha që ne kemi biseduar dhe dëshirojmë që opozita të jetë e pranishme. Tani është koha për dialog dhe është e rëndësishme që opozita të diskutojë jo vetëm me palët e veta, por edhe me qeverinë, në mënyrë që të kemi pjesëmarrje”, tha Soreca.

Shkarkoni aplikacionin e A2