Ambasada e SHBA: Nxisim këdo të regjistrohet në zgjedhje

Ambasada Amerikane në Tiranë ka deklaruar se nxit këdo të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një komunikim me “Zërin e Amerikës”, e ngarkuara me punë në Shqipëri, Leyla Moses-Ones, rikujtoi deklaratën e zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer, i cili u bëri thirrje partive opozitare që kishin braktisur Parlamentin që të riangazhoheshin në proceset politike.

“Votuesit shqiptarë duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes një game të gjerë kandidatësh që do t’i përfaqësojnë vërtet ata”, u shpreh ajo, duke vlerësuar edhe opozitën e krijuar brenda Parlamentit për formimin e grupeve parlamentare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN