Dosja 184, Gjiknuri: Nuk kam asnjë lidhje, të hetohet

Ish-ministri Damian Gjiknuri, emri i të cilit sipas opozitës del në dosjen 184 për shitblerje votash në Dibër, heq nga vetja këto akuza. Në studion e A2 CNN, deputeti pretendon se një bisedë nuk vërteton manipulimin e rezultatit zgjedhor.

“Më përmendin edhe mua në ato dosje. Ato janë në Prokurori, po hetohen. Dosja 339 ka qenë për krim të organizuar, paska dalë dhe ndonjë episod për zgjedhjet, ata njerëz janë në burg, letë shkojnë para drejtësisë. Por nuk provohen në asnjë vend që ka ndodhur episodi i shit-blerjes së votës. Ashtu edhe me zgjedhjet në Dibër, se ç’lidhje kanë zgjedhjet në Dibër”…”, tha Gjiknuri.

Sekretari për reformën zgjedhore mbrojti sistemin aktual zgjedhor, por la të hapur mundësinë e diskutimit të ndryshimeve.

“Do të zhvillojmë një debat shumë të gjerë, me çdo aktor politik. DO të shikojmë çfarë nuk ka shkuar mirë me këtë sistem, dhe në fund të fundit, kriza e herë pas hershme politike në Shqipëri lidhen me karakterin e sistemit. Për mendimin tonë nuk është i keq, por meqë kemi një diskutim politik dhe nisur nga vullneti i mirë për të gjetur një konsensus sa më të gjerë ne jemi të gatshëm t’i dëgjojmë”, u shpreh deputeti socialist.

Kërkesa e Partisë Socialiste për të shtyrë afatin e reformës zgjedhore deri më 28 nëntor dhe përfshirjen e ndryshimeve të sistemit zgjedhor do të votohet në seancën parlamentare të radhës.

Shkarkoni aplikacionin e A2