IKMT, 30 kg eksplozivë pallatit në Çorovodë, shkak amortizimi

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar ditën e sotme një pallat 5-katësh në qytetin e Çorovodës për shkak të amortizimit.

IKMT, bën të ditur se, përdori 30 kg lëndë eksplozive të vendosur në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Operacioni përfundoi me sukses sipas parashikimeve të specialistëve, ndërkohë që ka nisur pastrimi i ambientit.

Shkarkoni aplikacionin e A2