Kamioni përplas motoçikletën në Shkodër, në gjendje të rëndë 60-vjeçari

Një motoçikletë është përplasur me një kamion mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Melgushë. Për pasojë të aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Z. P. 60 vjeç.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin e A2