Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kim “hedh sytë” nga Putin, samiti Rusi-Kore e Veriut në Vladivostok

Nga A2 CNN
19 Prill 2019, 16:02 | Bota
Kim “hedh sytë” nga Putin, samiti Rusi-Kore e Veriut në

Nuk janë takuar kurrë dhe ky është rasti më i mirë për të thyer akullin. Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen gjatë këtij muaji.

Konfirmimi për këtë erdhi nga vetë Kremlini. Analistët vlerësojnë se qyteti Vladivostok mund të jetë vendi i zgjedhur për këtë zhvillim.

Takimi ndërmjet aleatëve të Luftës së Ftohtë vjen në një moment delikat në negociatat bërthamore mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të cila kanë negucur që prej raundit të fundit të bisedimeve në Hanoi. Njoftimi i Kremlinit pasoi deklaratën e Koresë së Veriut, që kërkonte zëvendësimin e Sekretarit të Shtetit Mike Pomepo, në mënyrë që të vijonin negociatat mes dy vendeve. Përpara kësaj kërkese, lideri Kim Jong-un testoi me sukses një armë të re të sofistikuar, për të cilën Uashingtoni nuk beson të ketë qenë balistike.

“Nuk do të zbuloj të gjitha detajet e inteligjencës, por mund të them se nuk ishte një raketë balistike. Gjithashtu dua të theksoj se nuk ka ndryshim të qëndrimit për operacionet tona”, tha Patrick Shanahan, sekretar i Mbrojtjes në detyrë.

Ndër të tjera, Koreja e Veriut kërkon lehtësimin e sanksioneve për të vijuar bisedimet për çarmatosjen bërthamore. Por një gjë e tillë është kundërshtuar nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili dëshiron të shikojë vepra konkrete përpara se të marrë një vendim për këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu