Lleshaj në Vlorë, takim me prefektin për rendin dhe sezonin turistik

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte pasditen e së enjtes në qytetin e Vlorës në një takim me prefektin dhe institucionet e tjera në varësi.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura në prefekturën e qarkut, ndërsa mësohet se temë e takimit ka qenë siguria publike në qytetin bregdetare dhe marrjen e masave për sezonin e ri turistik.

Këtë fakt e ka konfirmuar në prononcimin për mediat edhe prefekti i Qarkut Vlorë.

“Shqetësimet kanë qenë kryesoret për shkak të rendit dhe qetësisë dhe për problematikave që ne po përgatitemi për një sezon të mbarë dhe të suksesshëm. Është folur për një bashkëpunim mes institucioneve për të pasur një sezon turistik të suksesshëm”, tha prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN