Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Macron fiton pikë në sondazhe, e ndihmon zjarri në Notre Dame!

Nga A2 CNN
19 Prill 2019, 15:56 | Bota
Macron fiton pikë në sondazhe, e ndihmon zjarri në Notre Dame!

Zjarri në katedralen e Notre Damit në Paris solli kryesisht trishtim për francezët. Përveç kësaj, solli edhe një zhvillim të mirë, të paktën për presidentin Emmanuel Macron.

Ai është rritur me 3 pikë përqindjeje në muajin prill, në një panoramë të shënuar nga ajo që ndodhi në katedralen ikonë të Parisit. Natyrisht ai është ndihmuar edhe nga operacioni profesional i zjarrfikësve, të cilët i nderoi në pallatin Elize.

“Është një nder i madh. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit e Parisit janë një njësi e fshehtë dhe e përulur. Fakti që shteti vlerësoi punën tonë na ngrohu zemrat”, tha Gabriel Plus, zëdhënës i zjarrfikësve të Parisit.

Ndërhyrja e presidentin menjëherë pas zjarrit është gjykuar në lartësinë e duhur nga 6francezë në 10. Kjo është bërë e ditur nga një sondazh i publikuar nga mediat vendase. Studimi zbuloi se 32% e popullsisë mbështesin presidencën e Macron, që e kthejnë atë në nivelet e muajit shtator, përpara se të niste kriza me Jelekët e Verdhë.

Megjithatë, 67% e qytetarëve vijojnë të kenë një opinion negativ për të. Një gjë e tillë u pa edhe në protestën e fundit të disa aktivistëve për klimën. Jelekët e Verdhë paralajmëruan se të shtunën do të rikthehen në rrugët e Parisit me protesta të mëdha kundër kreut të shtetit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë