Një shfaqje teatrale për komunikimin

Historia e kopshtit zoologjik është premiera e kësaj fundjave në kryeqytet. Kryefjala e kësaj shfaqjeje në Teatrin Eksperimental nuk janë kafshët, por komunikimi mes njerëzve. Shfaqja sa dramatike, po aq edhe komike ngjitet në skenë në regjinë e Eni Janit.

A është bërë më e lehtë të kuptohemi me një qen, të flasim me të dhe të mos komunikojmë me gjithkënd? Regjisorja Eni Jani ngjit në skenë veprën që na ofron jo vetëm përgjigjen e kësaj pyetjeje, por edhe pyetje të tjera që na bëjnë të reflektojmë.

Vepra ka vetëm dy personazhe, Peter dhe Jerry, që Jani ua ka besuar Genci Fugës dhe Kristian Koroveshit.

Vepra e autorit Edward Albee, shkruar në vitin 1958, që do të ngitet në skenën eksperimentale këtë fundjavë, është gjithnjë e më aktuale në këtë kohë kur komunimi është bërë më elektronik.

Shkarkoni aplikacionin e A2