Prokurori i Përgjithshëm, regjistrohet kandidatura e parë

Prokurori Olsian Çela është regjistruar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë si kandidatura e parë zyrtare për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Çela është prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi në 1 prill zyrtarisht garën për Prokuror të Përgjithshëm, ndërsa miratoi dhe rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.

Sipas KLP, rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm mes të cilëve kriteri profesional, ai moral dhe kriteri i integritetit, vlerësimi organizativ dhe ai drejtues.

Përballë Çelës pritet te jene dhe emra të tjerë, ndër ta dhe Arta Marku, por ende nuk ka zyrtarizuar regjistrimin në KLP.

Zgjedhja e kryeprokurorit do të bëhet nëse një nga emrat në garë merr 85 vota në Kuvend dhe nëse nuk arrihet kjo shumicë votash do të jetë KLP-ja që do ta emërojë drejtuesin e organit të akuzës.

Shkarkoni aplikacionin e A2