Regjistrimi i partive, shtyhet afati deri më 23 prill

Afati i fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ do të jetë 23 prilli. Shtyrja është bërë pasi e diela është pushim, ndërsa e hëna përkon me festën e Pashkës.

Ndërkohë, një ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha mandatin e deputetit 4 kandidatëve të rinj.

Floriana Dhimitri, Andi Përmeti, Erion Piciri dhe Eugen Bojaxhi. Të tjerë kandidatë kanë shfaqur interes për t’u bërë pjesë e parlamentit.

Ata janë kryetarë të partive aleatë me PD. Zef Shtjefni nga Partia Ora e Shqipërisë, Artur Roshi, Kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat dhe Nikolin Staka i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim.

Shkarkoni aplikacionin e A2