Sondazhi, Rama: Investimet më të mëdha në 30 vjet për studentët

Qeveria është duke marrë reagimet e para të studentëve të depozituara në sondazhin kombëtar.

Kryeministri Edi Rama tha se ato janë tepër të rëndësishme për të kuptuar nevojat reale të studentëve, që më pas do të përkthehen në investime.

“Sondazhi është i rëndësishëm për njëmijë e një arsye, por mbi të gjitha është i rëndësishëm si një mekanizëm i ri i shprehjes së të gjitha opinioneve të studentëve dhe i leximit të këtyre opinioneve mbi një bazë shkencore. Në vjeshtë ne do të lançojmë garat e para për të filluar ndërhyrjet në infrastrukturë, për auditorët, për shtesat që kanë dalë si nevojë, për laboratorët, për kampusin do të jetë investimi më i madh historik i qeverisë shqiptare për universitetin”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN