Sulmi ndaj Policisë në Elbasan, oficerët japin dëshmi lehtësuese për të pandehurit

Dëshmitarë okularë të sulmit ndaj policisë para tregut agro-ushqimor në Elbasan rrëfyen detaje të ngjarjes në procesin ndaj të akuzuarve për të në Gjykatën për Krimet e Rënda. Ish-shefi i anti-trafikut në policinë e këtij qyteti, Ylli Bici tha se nuk kishte parë atje as të pandehurin Suel Çela dhe as Enea Bekteshin, apo Klement Xhaferrin.

“Audi-n që fërkoi mjetin e nëndrejtorit të policisë, Gjergji Oshafi, e drejtonte një djalë i shëndoshë me kapele, të cilin nuk e njihja. Makina u fut në treg dhe roja mbylli derën. Nuk e hapi edhe pse u prezantuam si punonjës policie”

Dëshmitari Ylli Bici

Shefi i krimeve, Ervin Ballanca, tha se kishte qenë drejtues i mjetit të policisë që u godit nga “Audi”. Para gjykatës ai nuk përmendi të ketë parë të pandehurit në vendin e ngjarjes, ndërsa mosndërhyrjen në treg e justifikoi me ndonjë rrezik të papritur.

“Rrethuam tregun dhe ndërhymë pasi erdhi FNSH e RENEA, pasi nuk donim tërrezikohej jeta e ndonjë punonjësi policie. Tregu kishte kalime nëntokësore meporta të fortifikuara nga ku mund të ketë dalë personi që goditi mjetin e policisë”

Dëshmitari Ervin Ballanca

Përplasja e mjetit të policisë në Elbasan ndodhi në shtator 2017. Tre të pandehurit e dosjes po gjykohen për akuzën e “vrasjes ndaj punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë.

Shkarkoni aplikacionin e A2