Vettingu në polici, Meta kthen ligjin: Qeveria po tenton të kapë procesin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend ligjin për vettingun në polici, i miratuar nga Kuvendi në mars të 2019, pas ndryshimeve të propozuara nga ministri i ri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kreu i shtetit thotë se me ndryshimet ligjore, qeveria po tenton të kapë procesin e vettingut në polici, duke ia besuar një strukture që e kontrollon qeveria, si Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Po ashtu, Presidenti thotë se ligji cenon parimet dhe standardet e vendosura në ligjin ekzistues dhe nga ana tjetër nuk krijon garancitë se vlerësimi aktual i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe të Gardës së Republikës do të realizohet në kohë dhe me paanshmëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN